Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë menjëherë vendim për heqjen e taksës.
Gashi ka thënë se LDK-ja kërkon heqjen e kësaj takse për t’i dhënë shansë dialogut, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, roli i SHBA-së duhet të jetë kyq dhe nuk do të ketë zgjidhje pa përfshirjen e tyre.
“LDK kërkon që të hiqet taksa menjëherë. Duhet t’i lëmë anash këto inatet primitive. Nëse i gjithë spektri politik nuk do të jetë i përfshirë në marrëveshjen përfundimtare, ajo nuk do të jetë përfundimtare pasi gjithmonë do të sjell probleme. Roli i SHBA është kyq. Pa SHBA nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës. Ne kemi kërkuar këtë dhe vazhdojmë ta kërkojmë. Ne duhet ta heqim taksën për t’I dhënë shansë dialogut. Por duhet ta heqim këtë taksë edhe për ta hequr presidonin. Pra, zoti Kurti hiqeni tarifën, ne do të jemi në mbështetje të plotë”, ka thënë Gashi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.