×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i NATO-s kërkon heqjen e taksës dhe fillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 14:07

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Aleanca Veri-Atlantike mbështet fuqimisht vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.


    “Unë kam thënë vazhdimisht se tarifat 100 përqind të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia nuk ndihmojnë”, thotë Stoltenberg.

    Përmes një video-konferencë kushtuar Raportit Vjetor të Aktivitetit të Aleancës 2019, ai tha se NATO-ja mbetet e përkushtuar për misionin e KFOR-it në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

    “Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të rifilluar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse kjo është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në rajon”tha Stoltenberg.

    Përveç thirrjes për heqjen e tarifave dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për uljen e tensioneve në Kosovë.

    “Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe paqe kur bëhet fjalë për tensionet që shohim në Kosovë”, thotë Stoltenberg.

    Ai thekson se NATO mbetet e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

    Stoltenberg theksoi poashtu se kjo aleancë mbetet plotësisht operacional në rrethanat e pandemisë COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!