×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ri i BE-së në Kosovë: Lejoni Gjykatën Speciale të kryejë punën e saj

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 19:08

    Pasardhësi i Natalyia Apostolova në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur rreth Gjykatës Speciale.


    Në një intervistë, Szunyog ka thënë se është e rëndësishme që Specialja të jetë në gjendje ta bëj punën e saj në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.

    Ai po ashtu ka theksuar se BE vazhdon të jetë mbështetëse e fortë e punës së dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, transmeton Reporteri.net.

    “Në vitin 2015 Kosova mori një angazhim të qartë me BE-në dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar Dhomat e Specializuara. BE vazhdon të jetë mbështetëse e fortë e punës së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Është veçanarisht e rëndësishme që ata të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë.”, ka thënë për lajmi.net shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Szunyog. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!