Ditë më parë është raportuar se një 14 vjeçare ka humbur jetën në Brezovicë.
E njëjta u tha se ishte rrëzuar përgjatë skijimit në qendrën skijatore në Brezovicë e si shkak i lëndimeve të marra nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Në lidhje me këtë rast, detaje të tjera ka dhënë këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
Dalipi tha se një vajzë 14 vjeçare serbe e Kosovës vdiq për shkak të një narrative të rreme të propagandës së qeverisë serbe se serbët e Kosovës duhet të shmangin trajtimin nga mjekët shqitparë të Kosovës.
“Vajza, për fat të keq, pësoi një lëndim në shpretkë gjatë skijimit në qendrën skijimore në Brezovicë më 15 shkurt. Ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, 2 orë larg, duke anashkaluar dy më të afërtat (Ferizaj-30 min dhe Prishtinë-50 min). Dhe u bë tepër vonë për ta shpëtuar”, tha Dalipi.
Ai gjithashtu shtoi se janë dhjetëra mjekë shqiptarë me eksperiencë të mirë që mund ta kishin trajtuar vajzën në Ferizaj apo Prishtinë dhe se ndoshta ajo mund të ishte shpëtuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.