Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Millovan Mojsilloviq tha sot se situata në Kosovë është shumë e komplikuar por siç deklaroi ai Serbia nuk po shqyrton mundësinë e reagimit ushtarak, transmeton Reporteri.net
Mojsilloviq këto deklarata i bëri për Radio Televizionin Serb duke shtuar aktualisht situata në Kosovë është “plot me tensione dhe lëvizje të njëanshme”.
“Gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por nga të gjitha parametrat është shumë e paparashikueshme”, tha Mojsiloviq duke shtuar se ushtria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me njësitë e KFOR-it dhe se është e shqetësuar për pjesën veriore dhe jugore të Kosovës.
Ai shtoi se Ushtria Serbe do të monitorojë situatën në terren dhe përjashton mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake në atë zonë. “Përgjegjësia për anëtarët e KFOR-it është të sigurojë një situatë të qëndrueshme në të gjithë territorin e Kosovës. Ne jemi të interesuar për qytetarët tanë jo vetëm në veri të Kosvës por edhe në jug, në të gjithë territorin e Kosovës”, deklaroi Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.