×
  • Lajme
  • Lajme / Veriu

    Shefi i Zyrës së BE reagon për heqjen e tabelave në çirilicë: Procesi të zbatohet vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 19:35

    Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në çirilicë.

    Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

    “Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të #Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.

    Ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!