Sa herë që pyetem për liberalizimin e vizave, unë kërkoj që të ketë durim. E di që durimi ka kufi, por kam një mesazh të rëndësishëm që dua t’ua jap edhe qeverisë dhe institucioneve, ka thënë Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ajo ka shtuar se Kosova i ka përmbushur 95 kritere që janë kërkuar nga Komisioni, por derisa koha kalon, të gjitha këto 95 kritere duhet mbajtur.
“Këto kritere janë vendosur për ta afruar Kosovën me standardet evropiane në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Ajo që duhet është që kriteret të mirëmbahen, sepse vetëm në këtë mënyrë shtetet anëtare të BE-së do të binden që Kosova është e gatshme të fitojë liberalizimin e vizave”, ka thënë ajo në ‘Interaktiv’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.