Shefja e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë, Anna Rostocka, ka thënë se emigrantët i kanë atributet e tyre për familjarët dhe për shtetin e origjinës.
Ajo, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, ka theksuar se të gjithë duhet të punojnë për më të mirën e njerëzve që i lëshojnë vendet e tyre.
“Kemi 280 milionë emigrues në të gjithë botën. Emigrantët e japin kontributin e tyre të madh, ata i kanë atributet e tyre te familjet dhe te shteti i origjinës. Duhet të reflektojmë dhe të mbrojmë të drejtat e të gjithë punëtorëve emigrantë. Duhet ta mobilizojmë vetveten tonë se si mund të punojmë së bashku që migrimin ta bëjmë përfitues për të gjithë neve”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve temën globale e kemi si duhet t’i ngritim potencialet njerëzore dhe si mund ta arrijmë atë. Migrimi është një faktor i madh, i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe social, nëse udhëhiqet në mënyrë të duhur. Në këtë ditë do të flasim si do ta fuqizojmë emigrimin dhe potencialin që ai ka”, tha ajo në Klan Kosova.
“Migrimi u mundëson njerëzve shkathtësi të reja dhe përkthehet edhe për remitenca. Kosova është jashtëzakonisht shembull i mirë për këtë sepse remitencat e personave që punojnë jashtë Kosovës janë të mëdha. Në këtë ditë dëshirojmë të flasim për migrimin si zhvillim, si potencial zhvillimor se si ne të giithë punojmë së bashku, në promovimin e rregullt ligjor të emigrimit”, ka thënë Rostocka.