Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka komentuar masat e marra nga institucionet për mos hapjen e xhamive edhe gjatë Ramazanit.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këtë vit myslimanëve në Kosovë iu kanë munguar xhamitë.
Ai thotë se kanë shpresuar që së paku do të hapen xhamitë në këto dhjetë ditët e fundit për shkak të rëndësisë që kanë këto për myslimanët, përcjell Telegrafi.
Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës megjithatë nuk kundërshton vendimin për mos hapjen e xhamive në këtë ditë.
“Ky veprim nuk ka qenë hap i gabuar, madje i nevojshëm pasi kjo sëmundje ngjitet nga kontakti mes njerëzve. Nuk jemi vetëm ne që kemi mbyllur xhamitë. Edhe qendra e botës [islame] ka mbyllur xhamitë”.
Hoxhë Shefqeti thotë se nëse vazhdon të mbahet nën kontroll gjendja, është mirë që myslimanëve në Kosovë t’iu lejohet falja e Bajramit me disa kushte.
“Të mbahet distanca gjatë faljes mes besimtarëve. Të mbajnë doreza e maska besimtarët. Por edhe nuk është e thënë të falet bajrami në xhami. Mund të falet në sheshet e hapura të Prishtinës ose në stadium”, deklaroi ndër të tjera Shefqet Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.