Në një minierë në Artanë ka pasur shembje dheu me ç’rast disa minatorë dyshohet se kanë mbetur të ngujuar brenda.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar një anëtar i bordit të Komisionit të Pavarur për Mineral dhe Minerale.
Ai ka thënë se disa anëtarë të bordit tashmë janë nisur për në vendngjarje dhe aty është dërguar edhe kryeinspektori.
Ndërkohë nuk dihet nëse gjatë kohës së shembjes ka pasur minatorë brenda.
“Kemi një shembje në Artanë. Disa anëtarë të bordit janë nisur për në vendngjarje dhe është dërguar kryeinspektori. Akoma nuk dihet asgjë se a ka qenë duke punuar dikush dhe a ka mbetur ndonjë minator brenda”, ka thënë ai për Reporterin.
Ndërkohë lidhur me rastin Reporteri ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës dhe Ministrisë e Ekonomisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.