×
  • Lajme
  • Lajme / 27 vjetori

    Shënimi i Epopesë së UÇK-së, themelohet Këshilli Shtetëror

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 11:24

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

    Këshilli do të drejtohet nga Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes. Bashkëkryesues i këtij Këshilli do të jetë kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

    Anëtarë të tjerë të Këshillit janë caktuar Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së.

    “Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!