×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, vlerësohet si pikënisje e shtetësisë së Kosovës

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 12:56

    Ish-delegatët e përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, zunë vend në ulëset e legjislativit për ta shënuar 7 shtatorin, respektivisht 30-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.


    Fillimisht përmes video-projektorit u transmetua seanca në të cilën ishte shpallur Kushtetuta e Kaçanikut.

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i nderoi me një minutë heshtje të gjithë delegatët që nuk jetojnë më.Sipas saj, me këtë rast u vulos gurthemeli për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

    “Fillimisht dua t’i nderojmë me një minutë heshtje ata që nuk janë më në mesin tone e që ishin pjesë e kësaj historie. Më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik ju e artikuluat qartë vullnetin e pavarësisë duke i dhënë themelet e shtetësisë”.

    “Deklarata e miratuar nga delegatëve ishin akt juridik që Kosova nuk pranoi të jetë nën serbi. Ishte akt njerëzor sepse ju e kuptuat që përqafimi i idesë së lirisë, ishte vullnet i popullit. Ne ua shprehim mirënjohjen tonë dhe e vuloset gurthemelin për liri”.

    “Ne iu përkulim vullnetin tuaj për ta jetësuar shtetësinë e shtetit tonë dhe për çdoherë do ju mbajmë si udhërrëfyes”, tha ai.E ish-kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kaçanikut, Ilaz Ramajli tregoi arsyen se përse u vendos Kaçaniku që të shpallet Kushtetuta.

    “30 vjet më herët Serbia do të drejtojë në Kosovë gjithë ushtrinë e saj. Largoj nga puna të gjithë të punësuarit në Kosovë. Ushtria serbe hyri në televizionin e Prishtinës dhe largoj të gjithë punëtorët shqiptar, u ndalua botimi i ‘Rilindjes’ e shumë e shumë gjëra tjera”, tha ai.

    “Rrethanat e atëhershme, gjeografia e Kaçanikut dhe shumë gjëra tjera, përcaktuan që për vend të këtij akti të zgjidhet Kaçaniku. Për çka i falënderoi qytetarët që ndihmuan në këtë proces. Puna që bënë disa delegatë, ishte e përkryer dhe rezultoi me sukses”, tha ai.

    Feride Hyseni, ish-delegate në atë kohë, tha se kontribut të çmuar për shpalljen e Kushtetutës dhanë edhe 18 femra.

    “Sot jemi këtu me një shkas historik që ne e kemi për zemër ta quajmë Kushtetuta e Kaçanikut. Në atë kohë ishin edhe gratë që dhanë kontribut të madh për shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut”.Ishin 18 femra që morën pjesë në mbledhjen që u mbajtën atë kohë. Ato ishin aktive në seanca dhe komisione. Ato ishin prezentë në 2 korrik dhe me 7 shtator të vitit 1990″, tha ajo.

    Osmani e Ramajli iu ndan mirënjohje gjithë ish-delegatët që morën pjesë në Kushtetutën e Kaçanikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!