×
  • Lajme
  • Lajme

    Shënohet festa e Shën Nënë Terezës

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 8:37

    Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht dhe pas 9 ditësh me lutje e përshpritëri kushtuar së shenjtës në katedralen me emrin e saj, sot mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.


    Sot prej orës 10:00 në ambientet e katedrales do të zhvillohet aksioni i bamirësisë i Caritas Kosova në bashkëpunim me Katedralen Shën Nënë Tereza për personat nevojtar. Më këtë rast do të dhurohen artikuj ushqimor dhe veshmbathje.

    Prej orës 18:00 do të mbahet sakramenti i rrëfimit, ndërsa prëj orës 18:30 lutja e Rruzares dhe litanitë e Nënë Terezës.

    Prej orës 19:00 mbahet mesha e shenjtë e vigjiljes dhe lutje pranë Altarit të Reliktit të Shën Nënë Tereza, të cilën do ta udhëheq Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës.

    Ndërsa, ditëfesta liturgjike e Shën Nënë Terezës do të kremtohet solemnisht nesër në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

    Prej orës 10:00 është paraparë pritja e besimtarëve, miqve dhe njerëzve vullnetmirë.

    Prej orës 11:00 mbahet mesha solemne e festës në Katedrale, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren- Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji.

    Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë të veçantë duke e kujtuar 40-vjetorin e Çmimit Nobel për Paqe të Nënë Terezës, e cila e mori në vitin 1979 në Oslo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!