Është shënuar viktima e shtatë nga koronavirusi në Kosovë.
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë një 72 vjeçar nga komuna e Gjilanit, shkruan Reporteri.net.
Pacienti njoftohet se kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se ky rast i rëndë, duhet të na vetëdijësojë të gjithëve të vetëpërmbahemi, të mos dalim pa arsye, të kemi kujdes dhe ta kujtojmë që përdorimi masave mbrojtëse është jetë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.