×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel pezullon ofrimin e të gjitha shërbimeve, shkaku i COVID-19

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 12:09

    Bazuar në vendimet e fundit që janë marrë nga institucionet përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës në Bruksel, do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore për një kohë.


    Ky vendim do të jetë kësisoj deri në njoftimin tjetër, me përjashtim të rasteve emergjente, të cilat duhet të dëshmohen, transmeton lajmi.net.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur bashkëatdhetarë,

    Duke u bazuar në vendimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore deri në një njoftim tjetër me përjashtim të rasteve emergjente të dëshmuara:

    Raste emergjente konsiderohen:

    – Fletëudhëtime Emergjente;

    – Lejekalime për riatdhesim në rastet e vdekjes.

    Të gjithë bashkatdhetarët që tashmë kanë aplikuar për Pasaporta dhe kanë pranuar njoftimin me SMS se pasaporta e tyre është e gatshme, të kontaktojnë përmes kontakteve si më poshtë në mënyrë që të caktojnë termin për të ardhur dhe për të tërhequr pasaportat e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!