Ndonëse të gjitha sondazhet e bëra kohët e fundit e lënë nën prag Nismën Socialdemokrate, sekretari i kësaj parti Bilall Sherifi ka thënë se do të arrijnë mbi 50 mijë vota, shkruan Reporteri.net.
“Besoj që nesër gjatë ditës do të përfundojmë edhe radhitjen dhe nesër në orarin e caktuar do ta dorëzojmë listën. Guximi është çështje edhe individuale, nuk është vetëm çështje kalkulimi. NISMA është sigurtë se do të bindim 50 mijë e më shumë dhe të shtojmë numrin e votuesve që të shpallemi për të katërtën herë si parti parlamentare”, tha Sherifi në Politiko të Kanal 10.
Ai nuk ka folur për emrat që do të jenë në listën e kësaj partie.
“Në listë do të kemi bashkëluftëtarin dhe vëllanë e kryetarit të Këshillit Kombëtar, z.Avdyl Krasniqi të cilin e falënderojmë që ka treguar vullnet dhe së bashku me që ta jetësojmë misionin e tij, por sot në mungesë të Jakup Krasniqit ka vendosur të na bashkohet dhe ta vazhdojmë luftën politike”, tha ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.