×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi thotë se ideja e Krasniqit nuk përkrahet në degët e NISMA-s

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 18:09

    Jakup Krasniqi çuditi të gjithë kur tha se nuk ka vija të kuqe për PDK-në e se për këta të fundit ka disa kushte, nëse duan që të shkojnë në koalicion parazgjedhor.


    Por, si duket strukturat e Nismës nuk do të miratojnë një qëndrim të tillë, ani pse Krasniqi atë e tha edhe para tyre.

    Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi ka thënë se në terren degët po kërkojnë që në zgjedhje të kandidojnë të vetëm.

    “Si sekretari i partisë, ka disa ditë që po dal në terren e po e shoh që kërkesa unanime është që me dal vetë, rreth 90 për qind kërkojnë që me dal vetë. Deri tash kemi vizitu 11 degë te të gjitha e kanë këtë kërkesë. Debati jonë i brendshëm se si duhet të ecim përpara gjithsesi se duhet ta ketë parasysh kërkesën e degëve. Besoj që kryesia ka me dal në vendim shumë shpejt”, thotë Sherifi për Express.

    Tutje, ai duke përmendur deklaratën e Krasniqit për koalicionin me PDK-në e se po thotë se kjo po bëhet në kuadër të debatit të brendshëm karshi ofertave që po ju vijnë nga partitë politike.

    Sipas tij, deri më tani kryetari Limaj ka marrë ofertë nga të gjitha partitë për koalicion parazgjedhor përfshirë këtu edhe për PDK-në por, që shton se s’kanë vendim për këtë deri më tani.

    “Në kuadër të debatit z.Krasniqi ka shprehë një qëndrim të mundshëm për ofertat që po vijnë nga partitë politike se si do të duhet t’ qasemi. Kryetari Limaj është i mandatuar me bisedu me partitë dhe ju e keni pa se edhe publikisht ka thënë se ka kërkesa për të biseduar me të gjitha partitë politike për të parë mundësinë për koalicione parazgjedhore po kjo çështje i takon strukturave, ka shumë figura Nisma që do ta provojnë vetën t’i hyjnë garën, çdo koalicion do të mund të shkurtonte listën. 10 deputetë po është e mundur të tejkalohet do t’i kemi në këto zgjedhje”, shton ai, duke thënë se këtë qëndrim ai e ka shprehur edhe në parti.

    “Krasniqi ka pas një mendim të tijin që e ka shfaqë edhe në takime po edhe në publik, po në fund kryesia e partisë e merr këtë vendim”, deklaroi sekretari i Nismës.

    “Limaj është në bisedime me të gjitha partitë politike”, tha tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!