×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërohen 4 të infektuar nga Fushë Kosova

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 15:14

    Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se katër të infektuar me COVID-19 nga kjo komunë janë shëruar.


    Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me se raste të reja nuk ka dhe se gjendja shëndetësore e të infektuarve të mëhershëm është e mirë.

    “Në testimin e datës 27.04.2020 nga IKSHP, konfirmohet se 4 (katër) pacient të infektuar me COVID-19 në komunën e Fushë-Kosovës, kanë rezultuar negativ. Ata tani janë plotësisht të shëruar. 3 (tre) rastet e shëruara janë nga Miradia e ulët dhe një nga Miradia e Epërme. 1 (një) tjetër rast në qytetin e Fushë-Kosovës, ka realizuar një test dhe ka rezultuar negative”, thuhet në njoftim.

    https://www.facebook.com/FusheKososovaMunicipality/posts/2712932975651145

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!