×
  • Lajme
  • Lajme

    Shesheli kërcënoi me luftë, i reagon Veseli: Koha e juaj ka përfunduar, liria e Kosovës e pakthyeshme

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 17:14

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, njëherit kryetar i Kuvendit thotë se krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtrak ndaj sovranitetit tonë.


    Veseli thotë se Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.

    “Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!