Kryeqyteti kosovar gjatë ditës së sotme është mbushur me flamuj kuqezi. Flamuj të tillë janë vendosur në të gjitha sheshet e Prishtinës.
Përderisa Komuna e Prishtinës deklaroi se nuk e di se kush po i vendosë këta flamuj në shesh, mësohet se vendosje e tyre është bërë për shkak të vizitës së nesërme në Kosovë të Batalionit të Atlantikut, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe flamuj kuq e zi janë vendosur edhe përgjatë rrugës së Kombit që disa ditë.
Ndryshe “Batalioni i Atlantikut” u formua 20 vite më parë nga shqiptaro-amerikanë të cilët vendosën të ktheheshin në Kosovë për të luftuar për lirinë e vendit. Sot ata ende vazhdojë aktivitetin e tyre patriotik nëpërmjet shoqatës “Atlantiku”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.