×
  • Lajme
  • Lajme / Reçak

    Shfaqej me armë në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 19:44

    Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shtimes, i cili shfaqej në një fotografi duke mbajtur armë zjarri, shkruan Reporteri.net.

    Në shtëpitë e të dyshuarit është kryer bastisje, ku i janë sekuestruar dy unirforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe pajisje tjera.

    “Gjatë kontrollit nuk është gjetur armë zjarri, por janë sekuestruar dy uniforma ushtarake (kamuflazh), tre (3) jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!