×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi dhe diell: Parashikimi i motit për vikend dhe në fillim të javës së ardhshme

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 8:12

    Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vransira, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten reshje shiu njofton Prishtina Weather.


    Njoftimi i plotë:

    28.08 – Ngrohtë, me vransira dhe diell. Më vonë në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima nga lindja e vendit.

    29.08 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe me reshje lokale shiu paradite.

    30.08 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën krysisht me diell.

    31.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

    1.09 – Kryesisht me diell.

    Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë. Minimalet zbresin deri në 10C ditën e martë. Ndërsa maksimalet nga 28C të shtunën, zbresin në 21C ditën e diel, e më pas në rritje graduale deri në 27C ditën e martë.

    Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e shtunë, më pas gradualisht në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!