×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Shi e bubullima, ky është moti për sot dhe javën e ardhshme

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 8:07

    17.07 – Paradite me intervale me diell.  Gjatë ditës kryesisht me vransira, e nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.  Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht edhe me mundësi breshëri.


    18.07 – Kryesisht me vransira.  Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, e me mundësi edhe për breshër.

    19.07 – Kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.  Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

    20.07 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me mundësi për rrebeshe e bubullima, të cilat mund të zhvillohen edhe gjatë ditës.  Në mbrëme pjesërisht vranët, e pa të reshura.

    21.07 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

    Temperaturat në rënie, me minimale që luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet luhaten nga 25C deri 27C.

    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s, e vende-vende me zhvillime të rrebesheve edhe e fuqishme mbi 15m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!