Vransirat dhe të reshurat përfshinë vendin që në orët e mëngjesit të ditës së enjtë. Herë herë reshjet mund të bien me intenzitet mesatarë. Pasdite më vonë duke shkuar orëve të mbrëmjes, reshjet pushojnë, e mund të vazhdojnë lokalisht. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare, 3-6m/s.
Në aspektin termik do të jetë më ftohtë, me maksimale që shkojnë vetëm deri në 14C e 16C. Temperaturat minimale në mëngjes zbresin në 8C e 11C.
Ditën e premtë vransira më të shumta kalojnë mbi vend, megjithëse gradualisht fillojnë të shpërndahen pasdite më vonë. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Nga fundjava do të ketë më shumë intervale me diell e temperaturat shënojnë rritje, deri në 22C e 25C. Të hënën shkojnë deri në 28C, e lokalisht deri në 30C. Minimalet të shtunën zbresin deri në 6C, mirëpo në vijim shënojnë rrtije. Erëra veriore mesatare e mesatarisht të fuqishme frynë ditën e premtë me hove deri në 13m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në perëndim e jugperëndim dhe frynë lehtë dhe mesatarisht 1-6m/s, njofton Mendimi për Motin.