×
  • Lajme
  • Lajme

    Shi e rrufe paralajmërohen edhe për ditën e sotme

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 7:25

    Edhe gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu dhe shkarkime rrufesh.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nuk përjashtohet mundësia që në disa territore të ketë edhe breshër.

    Java fillon me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike me ditët e fundit.

    Dita e hënë dhe e martë paraqiten me vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

    Nuk përjashtohen mundësitë që në territore të vogla rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    Kushtet agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira përjashtuar fushatën e korrje shirjes, sepse këto reshje e kanë ndalur ketë proces i cili mund të vazhdoj sërish nga mesi i javës ku parashihen rreze dielli.

    Sasitë e reshjeve të regjistruara në rrjetin e IHMK më të larta ishin në lindje dhe verilindje të territorit, ku sasia totale e reshjeve arriti rreth 50 litër për metër katrorë.

    Qendra e Kosovës shënoj 20-25 litër për metër katrorë.

    Verilindja 40-45 litër për metër katrorë, ndërsa në perëndim të vendit sasia totale e reshjeve u regjistrua nga 15-20 litër për metër katrorë.

    “Në disa zona të komunës së Skenderajt kishte edhe breshër, ku janë shënuar dëme në kulturën e grurit, misrit dhe në perimekulturë. Në fundjavë parashihen rritje të temperaturave maksimale”, njofton IHMK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!