×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra alarmante: Deri në gusht të këtij viti janë regjistruar 19 vrasje në Polici

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 22:07

    Sociologët theksojnë se shkaqet psiko-sociale dhe ato ekonomike janë faktorët kryesor që po çojnë deri tek vrasjet.

    Janë bërë 9 ditë që nga vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

    E deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë rast.

    Andaj zbardhja e këtij rasti vazhdon të mbetet në duart e institucioneve të sigurisë.

    Megjithatë dukuria e vrasjeve në Kosovë është mjaft shqetësuese.

    Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës që nga fillimi i vitit 2021 e deri në gusht janë regjistruar 7 vrasje dhe 12 të tjera të cilat janë cilësuar si vrasje të rënda.

    Anëtar i komisionit për drejtësi dhe njëherësh edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Çalaj numrin e vrasjeve gjatë kësaj periudhe e ka konsideruar të lartë.

    Ai tutje ka dhënë disa rekomandime për Policinë e Kosovës.

    Në anën tjetër sociologu Halim Emerllahu tregon problemet më të shpeshta të cilat shpien deri tek përfundimi fatal.

    Ai ka treguar se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që numri i vrasjeve të jetë më i ulët.

    Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 27 vrasje, 15 prej të cilave janë cilësuar si vrasje të rënda./T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!