×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra alarmante me Covid në Prishtinë, flet drejtori i Shëndetësisë

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 17:15

    Për shtatë muaj prej kur janë paraqitur rastet e para me coronavirus në Kosovë, janë shënuar gjithsej 16 mijë e 502 raste pozitive.


    Komuna me më së shumti persona të infektuar me coronavirus është Prishtina. Drejtori i Shëndetësisë në kryeqytet ka treguar një prej arsyet e rritjes së numrit të rasteve pozitive.

    Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, ka thënë për Gazetën Express se një preja arsyeve për rritjen e numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit është edhe rritja e testimeve.

    “Kjo varet prej numrit të të testuarve. Njëra ndër arsyet e rritjes së numrit të rasteve është rritja e numrit të testimeve. Dje janë testuar 84 mostra nga të cilat kanë rezultuar pozitive 17, sot janë testuar 140 mostra nga të cilat 46 kanë rezultuar pozitive, pra është çështje e numrit të testimeve”, ka deklaruar Gashi.

    Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 16 mijë e 502.

    Nga data 8 shkurt e deri më sot janë testuar 77 mijë e 272 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.

    14 mijë e 519 persona kanë arritur ta mposhtin coronavirusin, ndërkaq 650 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit.

    Momentalisht, në Kosovë janë 1 mijë e 33 persona të cilët po përballen me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!