×
  • Lajme
  • Lajme / Prej 1 deri më 15 janar

    Shifrat e Policisë: Në dy javët e para të janarit nga Kosova dolën mbi 650 mijë udhëtarë

    Reporteri
    21 Janar 2024 | 23:31

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për vetëm 15 ditë, që nga liberalizimi i vizave, pra nga 1- 15 janar, nga Kosova kanë lëvizur rreth mbi 650 mijë qytetarë.

    Policia për Gazetën Blic kanë thënë se në kufijtë tokësor prej 1 deri më 15 janar kanë dalë nga Kosova 511 mijë e 604 udhëtare, derisa për këtë periudhë përmes aeroportit kanë dalë 155 mijë e 816 udhëtarë.

    “Nga data 01.01.2024 deri më 15.01.2024 bazuar në Raportet ditore të Policisë Kufitare nga RKS kanë dale 511604 udhëtarë vetëm në kufijtë tokësore që krahasuar me periudhën e njëjte kohore me vitin 2023 (464178) ka një rritje prej 10.2%. Nga data 01.01.2024 deri me 15.01.2024 përmes Aeroportit kanë kaluar 155816 udhëtar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rritje për 13.2 %”, thuhet në përgjigjen e policisë për emisionin “Expose”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!