Kryprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se ende nuk kanë arritur t’i identifkojnë dy të dyshuarit për vrasjen e policit në Kaçanik.
Në pamjet e siguruara, Çerkini tha se vetëm shihet se janë persona të rinj. Ai bëri me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja dhe arma e policit, por jo edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në rast, shkruan Reporteri.net.
“Persona të rinj por që nuk kemi arritur identifikimin…s’kemi mund t’i njohim se a janë të rrethit apo kanë ardh nga larg. Shpresoj që pas shikimit të kamerave të qytetit të Kaçanikut të identifikohen dhe ne pastaj do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet”, ka deklaruar Kryeprokurori.
Ai deklaroi se nga hetimet e deritashme, polici nuk ka shkrepur ndonjë plumb.
Çerkini tha para gazetarëve se s’i dinë ende motivet që mund të kenë çuar në këtë vrasje makabër.
“Deri më tani ne nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale”, shtoi tutje ai.
“Ka pas intervista, marrje në pyetje të persoanve që kanë mundur të japin informacione të rëndësishme, por deri tani ne nuk dijmë arsyen apo edhe motivin që ka çuar deri në këtë rast makabër”, tha Çerkini.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.