×
  • Lajme
  • Lajme

    Shijojeni të dielën, këto janë temperaturat për ditën e sotme

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 8:17

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një shkrimi ka njoftuar se si do të jetë moti për ditën e sotme.


    Sipas IHMK’së moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Ndërsa në disa vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK’së:

    Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë pjesës së dytë vende – vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

    Indeksi UV mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, kurse në fushat barike mbetemi nën vlerat e normales.

    Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 m/s.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!