×
  • Lajme
  • Lajme

    Shitësit ilegalë në shesh të Prishtinës s’e çajnë kokën për Komunën

    Reporteri
    12 Maj 2019 | 22:24

    Një ditë pas largimit të shitësve ilegalë nga sheshet e Prishtinës, ata janë parë sërish duke vazhduar punën e tyre.


    Inspektorët komunalë të shtunën kanë ndërmarrë aksion për t’i larguar shitësit ambulantë që shesin gjësende të ndryshme në sheshet e kryeqytetit.

    Shitësit, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se nuk kanë nga ta sigurojnë mbijetesën ndryshe dhe se kjo është mënyra e vetme.

    Edhe qytetarët e kanë mirëpritur këtë veprim të komunës, por që janë shprehur se duhet të interesohen për ekzistencën e tyre, jo vetëm t’i largojnë, raporton KTV.

    E, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se ka ekipe të inspektorëve që janë çdo ditë në shesh, për të mos lejuar të kthehen sërish shitësit.

    “Ne e kemi një ekip, çdo ditë, që kujdestaron në shesh. Të shtunën në mesditë kanë dalë disa shitës ambulantë, malli i të cilëve është konfiskuar. Sa herë që përsëriten rastet e tilla, inspektorët janë aty për të reaguar”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka bërë të ditur se një ndër prioritetet në mandatin tij, do të jetë largimi i shitësve ilegalë dhe largimi i taksive ilegale që janë në kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!