×
  • Lajme
  • Lajme

    Shiu dhe breshëri i madh vështirësojnë qarkullimin në këtë autostradë të Kosovës

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 19:15

    Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë.


    Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në rajonin e Komunës së Malishevës, raporton kp.

    Kujtojmë se shi i madh ditëve të fundit ka rënë thuajse në gjithë fshatrat e qytetet e Kosovës, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

    Por më e prekura mbetet komuna e Rahovecit, ku  dëmet në bujqësi llogariten të mëdha.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!