Kryetari i nëndegës së PDK-së në Prizren, Xhafer Ahmetaj ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë.
Ahmetaj përmes Facebook-ut ka thënë se kjo dorëheqje e tij vjen si shkak i pakënaqësive ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Siç thotë ai, ka parë një neglizhim ndaj një propozimit të tij dhe 3 nëndegëve të regjionit.
“Pra, ato që na premtoj kryetari, nuk erdhën në shprehje as kriteret, e as profesionalizmi, (por jaranat). Me keqardhje them se unë nuk mund të jem pjesë e këtij ekipi, andaj pushoj çdo aktivitet timin në PDK, (gjatë këtij mandati) pra do ta kundërshtoj gjithmonë (hapur) çdo kënd që shkel mbi parimet që vet i cakton e premton (qoftë edhe prindi im)”, ka thënë ndër të tjerash Ahmetaj.
Kujtojmë se ditë më parë, nga PDK ka dhënë dorëheqje ish-deputeti Nezir Çoçaj, si dhe një asamblist i cili ka kaluar si i pavarur. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.