×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë-Jarinje

    Shkaktoi aksident e iku nga vendngjarja, Policia e gjen dhe arreston 53-vjeçarin

    Reporteri
    20 Shkurt 2025 | 16:40

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar personin që dyshohet se shkaktoi aksident në rrugën Mitrovicë-Jarinje më 17 shkurt, e më pas ka ikur nga vendngjarja, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është një 53-vjeçar, me inicialet D.V.

    Gjatë verifikimit të të dhënave, Policia ka gjetur se i njëjti ka pasur masë për ndalimin e ngasjes së automjetit.

    “Për këtë arsye, ndaj tij është shqiptuar kundërvajtje sipas Ligjit të Trafikut Rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbim ndaj qytetarëve në gjithë territorin e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!