×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi qëllimshëm aksident e s’iu ndal policisë, pastaj vetaksidentohet rëndë

    Reporteri
    09 Mars 2024 | 15:41

    Një person është vetë-aksidentuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Reporteri.net se janë informuar se një shofer ka bërë vozitje të rrezikshme.

    Ahmeti tha se shoferi fillimisht ka shkaktuar një aksident, e nuk ka përfillur urdhrat e policëve për ndalim, më pas ai është vetë-aksidentuar.

    “Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore. Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar. Ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

    Ahmeti deklaroi se në lidhje me këtë rast policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

    Bazuar në të dhënat fillestare, në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprat “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!