Banorët e Prishtinës kanë probleme të shumta infrastrukturore.
Jo pak lagje kanë gjendje jo të mirë të rrugëve, ku për shkak të punimeve të ndryshme asfalti është prerë dhe ato në disa raste nuk janë rregulluar, ku vlen të përmendet rruga tek lagjja “Kalabria” që prej më tepër se një viti është në gjendje të mjerueshme.
Por edhe banorët e “Bregut të Diellit” kanë probleme thuajse të ngjashme.
Shkallët nga pjesa e “Royall Mall” për tek Bregu i Diellit janë të dëmtuara aq shumë sa nuk ngjajnë fare të tilla, shkruan Reporteri.net.
Kur këto shkallë që gjenden në një nga pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit gjenden në gjendje të tillë, ç’probleme mund të kenë lagjet më të thella./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.