Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar pas shkarkimeve të tre drejtorëve nga kryeministri Avdullah Hoti.
Hoxha thotë se LDK-ja nuk po mund të përmbahet nga “veprimet komuniste” dhe thotë se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë u bë për shkak të arrestimit të nënkryetarit të LDK’së, Haki Rugovës.
Shkrimi i plotë i Hoxhës:
“LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje, kështu ka thënë Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha .
“Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë
Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet”, tha deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.