×
  • Lajme
  • Lajme / Shkarkimi i kryetarëve në veri

    KQZ: Vetëm Zubin Potoku deri tani e ka dorëzuar peticionin

    Reporteri
    23 Janar 2024 | 16:16

    E hëna ka qenë dita e fundit kur komuniteti serb në veri mund t’i dërgonte nëpër kuvendet komunale peticionet për shkarkimin e kryetarëve nga partitë shqiptare të katër komunave veriore.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se komuna e cila ka dërguar deri tani nënshkrimet e mbledhura nga peticionet për shkarkimin e kryetarëve është ajo e Zubin Potokut.

    “Mund t’ua konfirmoj se deri më tani kemi pranuar kërkesën me nënshkrime të mbledhura për verifikim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut. KQZ, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të verifikojë listën e nënshkrimeve, pra nëse nënshkruesit janë qytetarë me të drejt vote në komunën përkatëse”, tha Elezi për Reporteri.net.

    Nënshkruesit e peticionit duhet të jenë 20% të qytetarëve në listën e votuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Pas këtij procesi, KQZ-ja duhet të organizojë votimin për largimin e kryetarëve aktualë, i cili konsiderohet i suksesshëm vetëm nëse grumbullohen 50 për qind, plus një votë e votuesve potencial në këto komuna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!