Kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë shkarkoi drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj, drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj dhe ushtruesin e detyrës së doganës, Ibrahim Xhaka.
Por këto shkarkime deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani i sheh një lloj lufte mes LDK-së e PDK-së, kush po kapë më shumë.
“Kanë kuptim kur ka emërime të mira dhe të drejta. Këto po i shoh një lloj lufte se kush çka po kapë. Nuk shoh ndonjë shpresë nga këto largime, pasi po dëshmohet se qeveria po thellohet në gabime dhe në keqqeverisje. Nuk është që presim diçka të mirë nga një ministër si Veliu”, ka thënë Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai thotë se pas shkarkimeve nuk kanë ardhur në pozita njerëz me integritet.
“Sikur të kishte një prurje në një pozitë të tillë (në krye të policisë) njerëz që kanë integritet, por kur kuptohet se ministër është Veliu nuk ka shpresë që do të bëhet më mirë”, tha ai.
</Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.