×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohen dy drejtorë të burgjeve, fshehën ngacmimin seksual ndaj një të miture

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 19:30

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot drejtorin e burgut të Prizrenit, Heset Loku, dhe atë të Pejës, Arif Beqa.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë Haxhiu, duke treguar edhe arsyen që çoi deri te shkarkimi i tyre.

    “Po, janë shkarkuar sot për shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”, ka thënë shkurt Haxhiu për Klankosova.

    Arif Beqa më herët ka qenë drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, ndërsa Heset Loku ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të komunës së Kaçanikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!