×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 14:45

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar drejtorin e deritashëm Basri Sejdiu dhe në vend të tij ka emëruar si ushtrues detyre, Valbon Krasniqin, shkruan Reporteri.net.


    Arsye e shkarkimit sipas një njoftimi është performanca e dobët dhe mospërmbushja e detyrave.

    Njoftimi i plotë:

    Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim   ta shkarkoj   nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

    Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme   dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

    Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

    Me respekt,

    Bordi Drejtues SHSKUK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!