Nazim Sahiti është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
Burime të Reporterit brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se Sahitit sot i është kumtuar vendimi.
Ai do të transferohet në një pozitë tjetër, si këshilltar në Drejrorinë Rajonale të Prishtinës.
Në vend të tij është caktuar Musli Salihu.
Reporteri.net ka kontaktuar tentuar të marrë një përgjigje edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për këtë çështje por ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.
Ndryshe, Sahiti ishte largur edhe me herët nga kjo pozitë por me vendim të gjykatë ishte kthyer përsëri si në postin që e kishte drejtuar deri me tani. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.