Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.
Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës më 5 mars të këtij viti nga Qeveria Hoti.
Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Ndryshe, Xhevdet Smakiqi mori besimin e këtij bordi në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, pasi ai ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate, shkruan Reporteri.net.
Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.