×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkarkohet rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Tetaj

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 19:25

    Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj është shkarkuar sot nga detyra e tij.


    Përmes një njoftimi në faqen e Universitetit, është bërë e ditur se Këshilli Drejtues e ka shkarkuar rektorin Temaj përmes votimit të fshehtë.

    Sipas njoftimit, Temaj është shkarkuar me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.

    “Në mbledhjen e mbajtur më 06.07.2021, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim.

    Temaj ishte emëruar në pozitën e rektorit në mbledhjen e mbajtur më 14.05.2019 me votim unanim të anëtarëve prezentë (gjashtë vota) të Këshillit Drejtues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!