Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit kanë organizuar së bashku me Policinë e Kosovës një aksion lidhur me mbikëqyrjen e masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt dhe Gjakovës.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili bëri të ditur se gjobat ndaj bizneseve për mosrespektim të masave anti-COVID janë nga 200 deri në 500 euro.
“Janë gjobitur 6 lokale për mosrespektim të masave antiCOVID në rajonin e Ferizajt. Gjobat janë nga 200 deri në 500 euro”, tha Thaçi.
“Po sonte janë gjobitur 4 lokale në qytetin e Gjakovës të cilat poashtu nuk kanë respektuar masat anti-COVID”, ka thënë Thaçi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.