×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shkelje e të drejtave të njeriut”, rezoluta e Parlamentit Evropian dënon pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

    Reporteri
    08 Korrik 2022 | 12:19

    Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

    Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”.

    Flora Ferati-Sachsenmaier  ka thënë se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve që iu bëhen në Serbi.

    “Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga euro deputetët ven theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier.

    Të dhënat e mbledhura më parë nga Sachsenmaier, bazuar në listat historike të votuesve, sugjerojnë se 4200 banorë në Komunën e Medvegjës dhe 2000 në Bujanoc janë çregjistruar.

    Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi më 2021 tha se Serbia, në mënyrë që të ulë sa më shumë që të mundet numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug të shtetit, po kryen një proces të quajtur “pasivizimi i banorëve shqiptarë” që jetojnë jashtë Serbisë, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!