Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump.
Ai gjatë ditës ka marrë pjesë në një ceremoni parafestive në Washington DC, ku kanë marrë pjesë personalitete të njohura publike dhe politike, si dhe rrethi i ngushtë i presidentit të zgjedhur Trump.
Aksionari i “Devolli Corporation” ka zhvilluar takime me kongresistin republikan, Ronny Jackson, si dhe dy nga bashkëpunëtoret më të afërta të Trump gjatë presidencës së tij të parë, Heather Anne Nauert, gazetare e njohur dhe ish-zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, si dhe Kellyanne Elizabeth Conway, këshilltare e lartë në Presidencë.
Devolli i ka uruar zyrtarët e lartë për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, duke i thënë se Kosova pret thellim të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Afaristi i njohur kosovar do të jetë në mesin e personaliteteve të shumta nga bota në ceremoninë e betimit solemn të Presidentit Trump, përfshirë ish-presidentët amerikanë, kongresistë e senatorë, si liderë politikë dhe liderë të biznesit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.