Biznesmenit Shkëlqim Devolli i është ndërprerë posti diplomatik që pati marrë më 2019 në emër të Republikës së Kosovës, ka njoftuar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ai qe emëruar Konsull Nderi i Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës atë vit.
Vendimi është marrë, siç ka shkruar Gërvalla, si pasojë e dokumenteve të Devollit ku Peja figuron si qytet në Serbi.
Gërvalla ka thënë se kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës.
“Zero tolerancë ndaj mohuesve të Republikës së Kosovës. Asnjëherë “Peć, Serbia” por Pejë, Republika e Kosovës. Dje ka marrë fund mandati i z. Shkelqim Devolli si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës. Ky vendim i marrë në momentin që jam informuar për këtë rast është i pakthyeshëm. Qëllimi është i qartë, mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimin e Gërvallës e ka shpërndarë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se Republikën e Kosovës nuk mund ta përfaqësojnë ata që e mohojnë.
“Nuk mund ta përfaqësojnë Republikën ata që e mohojnë atë. Peja është në Kosovë, kurrë në Serbi”, ka shkruar Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.