×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkëlzen Gashi merret sërish me UÇK-në: Si të shpjegohet që Prishtina u çlirua para Skënderajt, atje ishte shtabi i UÇK-së?

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:49

    Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte në Komunën e Skënderajt.


    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK’ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën.

    “ Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.

    Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij në Frontal të T7, lidhur me UÇK’në.

    “Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.

    Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar kandaloze këtë deklaratë të Gashit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!