×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelzen Gashi: Ne duhet t’i dënojmë kryesit e krimeve që na e keqpërdorën luftën për liri e pavarësi

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 9:32

    Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, thotë se pavarësisht se ç’bën Serbia me kriminelët e saj, Kosova duhet t’i dënojë kryesit e krimeve që e keqpërdorën luftën për liri e pavarësi, pasi pohon se vetëm në këtë mënyrë mbrohen ata.


    Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se karta në dorën tonë duhet të jetë se ndonëse të okupuar dhe viktima, i dënuam krimet e kryera nga individë që keqpërdorën luftën tonë.

    Postimi i tij:

    Pavarësisht se ç’bën Sërbia me kriminelët e saj, që kanë kryer krime madje me urdhra të institucioneve shtetërore, ne duhet t’i dënojmë kryesit e krimeve që na e keqpërdorën luftën për liri e pavarësi, sepse kështu e mbrojmë atë.

    Karta në dorën tonë duhet të jetë se ndonëse të okupuar dhe viktima, i dënuam krimet e kryera nga individë që keqpërdorën luftën tonë, ndërkohë që Sërbia, megjithëse okupatore e agresore, nuk po i dënon ata që krimet i kryen me urdhra prej institucioneve të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!